Vasili: Rama, armiku i vetëm i integrimit të vendit

Premte, 25 May 2018 18:08

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka tradhtuar integrimin dhe hapjen e negociatave të vendit.

Përmes një postimi në “facebook”, Vasili shkruan se Kryeministri e tradhtoi rëndë dhe rrënoi përfundimisht shpresën e Shqipërisë për të bërë përpara drejt hapjes së negociatave, duke votuar një rezolutë që shkriu Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe duke shkatërruar përfundimisht dialogun politik si momentin kyç për të bindur europianët.

Ai shtoi se Rama është armik i përhershëm i integrimit të vendit në BE, “Armik i perhershem i integrimit europian, kur liberalizoheshin vizat kryeministri qante me deshperim dhe thoshte se 1 milion shqiptare do te ikin.” shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri me rezoluten kuislinge tradhetoi integrimin dhe hapjen e negociatave.

Kryeministri e tradhetoi rende dhe rrenoi perfundimisht shpresen e Shqiperise per te bere perpara drejt hapjes se negociatave, duke votuar nje rezolute qe shkriu Keshillin Kombetar te Integrimit dhe duke shkaterruar perfundimisht dialogun politik si momentin kyç per te bindur europianet.

Armik i perhershem i integrimit europian, kur liberalizoheshin vizat kryeministri qante me deshperim dhe thoshte se 1 milion shqiptare do te ikin.

Po ky kryeminister armik i integrimit bllokoi integrimin per nje kryetar qarku ne Fier.

Po ky Kryeminister qe nuk e njeh turpin,per te penguar integrimin mbushi Europen me genjeshtra dhe balte per "dhunimin" imagjinar te Griseldes.

Sot Shqiperia ka vetem nje armik per hapjen e negociatave ai eshte kryeministri dhe jo europianet.

Login to post comments