Largimin e Ramës apo Xhafës, ja çfarë do të kërkojë opozita nesër në protestë

Premte, 25 May 2018 18:37

“Protesta e ditës së nesërme do të jetë një aksion popullor për largimin e kriminelëve nga qeveria”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Në një intervistë për Syri.net ai tha se ka ardhur momenti që Shqipëria të çlirohet nga krimi.

 “Ne kërkojmë largimin e qeverisë së krimit dhe largimin e Edi Ramës. Por largimi i Xhafës është imediat. Qëllimi final është largimi i kësaj qeverie dhe i Edi Ramës nga pushteti. Sepse nuk bëhet fjalë për beteja politike por me një aksion popullor për të larguar kriminelët nga pushteti. Sulmet ndaj prokurorisë janë të ngjashme si sulmet e Eskobarit. Nuk kishte ndodhur kurrë që të rrëmbehen provat në prokurori. Kjo tregon se në Shqipëri, krimi ka marrë zemër”, shpreh Ristani.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 19:07
Login to post comments