Qytetarët injorojnë llogaridhënien e Ramës, zgjedhin protestën (foto)

Premte, 25 May 2018 19:16

Nesër opozita do të zhvillojë një protestë në Tiranë për rrëzimin e qeverisë kriminale, ndërkohë që kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në turin e “Llogaridhënies publike” në Berat e Skrapar.

Por para kësaj “përballjeje”, Basha dhe Rama janë “përplasur” pasditen e sotme pasi në orën 18:00 të dy ishin live në Facebook.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte duke takuar qytetar në Tiranë për t’i ftuar ata në protestën e së shtunës ndërsa Kryeministri Edi Rama ishte në Kuçovë për “Llogaridhënies publike”.

Si kreu i PD-së ashtu edhe kryeministri e transmetuan aktivitetin e tyre në rrjetin social Facebook, por ajo që ndryshonte ishte numri i ndjekësve. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme numri i ndjekësve të Bashës është më i lartë se ai i kryeministrit Rama. Krahasimi i numrit të ndjekësve tek të dy politikanët është bërë në të njëjtin moment.

basha fb

rama fb

Login to post comments