Një dokument sekret i bërë publik nga mediat maqedonase ka nxjerrë detaje të cilat janë fshehur nga qeveria shqiptare në lidhje me çeljen e negociatave. Edhe pse “KiE” ka dhënë një rekomandim pozitiv, duket se Shqipëria është shumë larg negociatave.
Dokumenti i bërë publik nga agjencia maqedonase Maxfax, tregon se si ka mashtruar qeveria e drejtuar nga Edi Rama.
Dokumenti ku flitet edhe për Maqedoninë tregon se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet.
Që nga viti 2014 Shqipërisë i janë kërkuar reforma, por është bërë shumë pak. Vettingu sapo ka nisur dhe ende nuk ka dhënë rezultate.
Korrupsioni është një problem i madh për Shqipërinë. Sidomos në radhët e policisë është problem shqetësues. Këtu është e lartë dhe ndërhyrja politike.
Goditja kundër krimit të organizuar është shumë e dobët dhe asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk është vënë para përgjegjësisë për akuzat e bëra', thuhet në dokumentin e publikuar.
Sipas këtij dokumenti, Shqipëria në tërësi nuk i ka plotësuar kushtet, kështu që dhe hapja e negociatave është e parakohshme.