Të rinjtë e PD kanë shpërndarë disa pako përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pak minuta para protestës.
Pakot janë si ato që jemi mësuar rëndom të shohim në operacionet e policisë për kapjen e drogës.
Me veshje të zezë dhe pluhur të bardhë, pakot janë vendosur përtokë para kryeministrisë, ndërsa mbi to shkruhen emrat e shënjestruar nga opozita prej ditësh, një prej tyre “Xhafaj”.