Zëri i Amerikës: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe Xhafës

Saturday, 26 May 2018 13:52

Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot një tubim proteste së bashku me mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës, duke kërkuar largimin nga postet të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas dyshimeve se ky i fundit ka favorizuar vëllain e tij për t’iu shmangur dënimit me 7 vjet burg burg për trafik droge nga drejtësia italiane.

Protestuesit nga Tirana dhe nga krahina të tjera u bashkuan në shëtitoren “Dëshmoret e Kombit” me thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik, Xhafaj Ik”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për lidhje të ngushta me grupet kriminale, që i mbron duke shfrytëzuar postin.

“Kjo qeveri nuk mund të çlirohet vetë nga krimi, as do ta luftojë vetë drogën. Ka vetëm një rrugë: largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë i qëndrojmë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë, beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin” – tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai tha se autokracia, korrupsioni nuk pranohen, se nuk mbyllen sytë para krimit dhe drogës.

“Rilindja është një projekt anti-kombëtar, që ndërtoi një sistem kriminal politik dhe ekonomik. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga politika, por nga pazaret, nuk buron nga vota, por nga paraja, nuk buron nga vullneti i njerëzve të lirë, por nga forca e dhunës” - tha ai.

Pas fjalimit të zotit Basha, protestuesit marshuan në shëtitore deri te sheshi Nënë Tereza. Ata patën përplasje me policinë te kryeministria dhe te ministria e brendshme, teksa hidhnin vezë dhe tymuese, por drejtuesit e opozitës i larguan vet njerëzit nga këto skena./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...