Opozita doli sot sërish në shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, që ajo e cilëson të lidhur me krimin e drogën.
Kjo ishte një tjetër provë për të testuar mbështetjen e kauzave të saj nga qytetarët.
Të vetmin fjalim e mbajti kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se ka vetëm një rrugë; largimi i Edi Ramës!
Praktikisht gjithcka përfundoi këtu dhe fati i audiopërgjimit ‘Xhafaj’ është në dorë të Prokurorisë, e cila e ka dërguar për ekspertim në Itali.
Nxitimi i Ramës për ta shpallur si fabrikim materialin, gjoja duke iu referuar ekspertimit të një agjencie të huaj, mund të ketë ndikim të madh në vendimin e prokurorisë.
Shihni përmes fotove ngjarjet në protestën e sotme!