Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas mbarimit të protestës së opozitës.
Ai ka ironizuar strukjen e kryeministrit Rama në Berat.
“Me urrejtjen shperthyese qe ishte grumbulluar sot tek ajo mase me protestues , duhet te jesh trim i cartur qe te vazhdosh te besh Ali Komikun qofte edhe nga Berati.”, shkruan Paloka.
Ndërkohë që e mbyll reagimin e tij me një paralajmërim për “pashallarët e drogës’’, ku thotë se tunelet ku ata fshihen nuk janë më vend i sigurt, por do të kthehen në kurthe minjsh.
Reagimi i plotë:
Kush thote qe Rama eshte frikacak?!
Me urrejtjen shperthyese qe ishte grumbulluar sot tek ajo mase me protestues , duhet te jesh trim i cartur qe te vazhdosh te besh Ali Komikun qofte edhe nga Berati.
Po ka nje moment kur as tunelet e pashallareve te droges nuk jane me nje vend i sigurte, perkundrazi kthehen ne kurthe nga nuk del dot deri sa te kapesh si miu...