Mediat e Xhafajt paturpshmërisht dizinformojnë publikun, kur thonë se kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” u vetëplagos. Në video duket qartë kur policët e godasin barbarisht kolegun Kasmi me shkopa gome, i thyejnë syzet dhe e gjakosin në fytyrë.
Syzet e gazetarit Kasmi që fluturojnë kur goditet me shkop gome, i bëjnë gurë protestuesish.
Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.