Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar sa i përket zërave kritikë së tërheqjes së turmës së njerëzve nga kreu i PD Basha para ministrisë së Brendshme. Përmes një statusi në FB, Zhupa thotë se një lider duhet të zgjedh Shqipërinë para karrikes dhe të mos i përdor qytetarët dhe kështu ka vepruar kryetari i PD.
Ja stastusi i Ina Zhupës në FB
Lideri qe do Shqiperine dhe jo karrigen, nuk i perdor qytetaret si mish per top. Këtu ndryshon Basha nga Rama. James Clark thote: - “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”. Basha sot u tregua burrë shteti. Kurse Rama ngriti perandorine krimit mbi gjakun e Shqiptareve.
Basha terhoqi turmen e revoltuar qe kerkonte te hynte ne ministrine e brendshme qe te mos shkaktohej dhune dhe gjakderdhje. Pasi sic u pa policia ishte e pajisur me arme dhe rasti i kryeredaktorit te RD Blendi Kasmi tregon se policet e korruptuar dhe inkriminuar ishin pergatitur per gjakderdhje. Revolta e sotme eshte mesazh per qeverine se nese nuk do shkarkoj zyrtaret e lidhur me krimin, duke filluar nga Fatmir Xhafa e me rradhe, revoltat ne vazhdimesi do jene e pamenaxhueshme.