Nëpërmjet një statusi në facebook, ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka akuzuar median shqiptare për mungesë transparence. Ai ka shkruar se mediat e huaja kanë raportuar saktë protestën e djeshme të opozitës e cila kërkonte largimin e qeverisë, ndërsa ato shqiptare jo. Këtë fakt Manjani e ka cilësuar si të turpshëm.
Statusi i plotë:
Media e huaj raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë.
Media jonë (shumica) raporton çdo gjë, por vetëm që dje opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!
Sa më shumë i shan Ai, aq më shumë i shërbejnë!
Nuk e bëjnë për mazokizëm jo! E bëjnë për pak qull nga Tepsia e Pashait!
Turp! /55news.al/