Një ditë më parë opozita mbajti protestën madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku morën pjesë mijëra qytetarë për të kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm dhe Ramës për shkak të përfshirjes së tyre në krimin që ka pushtuar qeverinë.
Edhe pse protesta u realizua në mënyrë demokratike, 20 prej protestuesve do të hetohen nga policia në gjendje të lirë pasi pretendohet se kanë dhunuar këta të fundit.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është raportuar nga zyrtarët e PD-së për punonjës policie të pajisur me armë zjarri, gjë që është e ndaluar me ligj.
Kujtojmë se mediat prestigjoze si britanikja Daily News dhe amerikania Abc News, i bënë jehonë protestës së mbajtur nga opozita. /55news.al/