Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlament të Partisë Demokratike.
Diskutimet në këtë mbledhje kanë qenë të shumta dhe ka pasur propozime nga disa deputetë për të bojkotuar kuvendin, duke shkuar drejt djegies së mandateve.
Por burimet nga brenda grupit parlamentar kanë bërë të ditur, se momentalisht nuk do të ketë bojkot, por ‘marrëdhënie të kushtëzuar më Parlamentin’.
Por jo vetëm kaq. Burime nga PD thanë se do të ketë protesta në forma të ndryshme, si nga deputetët edhe nga qytetarët.