×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pampuri: Tahiri u lirua; ligji, kushtetuta dhe drejtësia ranë

Tuesday, 29 May 2018 10:46

Menjëherë pas lirimit të Tahirit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda kanë reaguar përfaqësues të opozitës por jo vetëm. Ata kanë akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se ka kapur drejtësinë dhe se po e përdor atë për të mbrojtur njerëzit e qeverisë dhe të afërt të tyre të lidhur me drogën.

Në një shënim në rrjetet sociale deputetja e PD, Orjola Pampuri, thotë se, “rasti i Tahirit është një ogur jo i mirë.....

Sot reforma në drejtësi dështoi, u vërtetua që gjithçka u ndërtua për t'i shërbyer bandave të trafikut të drogës, shokëve, vëllezërve e kushërinjve të ministrave”.

Sipas deputetes demokrate. “ligji e kushtetuta ranë, drejtësia ra, e si pasojë shtetin e kanë marrë peng”.

Ja shënimi i plotë i Pampurit në rrjetet sociale:

“Liron Tahirin e "shtrengon" Xhafen per te shpetuar veten.

Prisnim te dorehiqej xhafa, na doli tahiri....

Morali i kesaj qeverie 'ka rene".

Perfshirja dhe bashkepunimi i rames ne gjithe kete katrahure, lidhet ngushte me faktin sa i prirur eshte "te gjykoje" secilin prej tyre dhe sa interes ka t'i mbroje. Rasti i tahirit eshte nje ogur jo i mire.....

Sot reforma ne drejtesi deshtoi, sot u vertetua qe gjithcka u ndertua per t'i sherbyer bandave te trafikut te droges, shokeve, vellezerve e kusherinjve te ministrave.

Kjo qeveri shkeli kushtetuten me zgjedhjen e kryeprokurores se pergjithshme te perkohshme duke i bashkengjitur dhe pseudoreformen ne drejtesi, fale te cilave moren masat e duhura per te mbrojtur njer-tjetrin. Ligji e kushtetuta rane, drejtesia ra, e si pasoje shtetin e kane marre peng”.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...