×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ambasadori italian: Shqipëria? Çasti i duhur për hapjen e negociatave...

Tuesday, 29 May 2018 13:41

Një nga vendet e Bashkimit Europian, Italia, është mbështetësja më e madhe për integrimin e Shqipërisë në union. Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, shprehet optimist që në qershor Këshilli Europian do t’i njohë vendit tonë progreset e bëra, ndaj e sheh këtë si çastin e duhur për hapjen e negociatave.

“Ne kemi besim. E dimë që jo të gjitha vendet europiane janë të bindura. Për ne është e rëndësishme që Europa të dallojë progresin që ka bërë Shqipëria. Të bësh progres nuk do të thotë të arrish synimin, dhe sigurisht të hapesh negociatat do të thotë të fillosh një rrugëtim që do të jetë i gjatë dhe i lodhshëm, por duhet t’i njihet Shqipërisë progresi që ka bërë. Ne mendojmë se ky është çasti i duhur”,- u shpreh ambasadori Cutillo.

Sipas diplomatit italian ka ende një muaj kohë për vendimmarrjen e Këshillit Europian, ndaj edhe Shqipëria sipas tij gjatë kësaj periudhe duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të bindur edhe më skeptikët.

“Komisioni europian në prill e tha qartë se progreset janë realizuar, kështu që është e drejtë që Këshilli Europian tani të mbështesë këtë rekomandim dhe të hapë negociatat.

Keni ende një muaj kohë për të punuar, Shqipëria mund të bëjë në këtë muaj përpjekje për të bindur vendet që nuk janë bindur akoma për hapjen e negociatave”,- tha ai.

I pyetur “A ka bërë përparime Shqipëria?”, ambasadori Cutillo thotë se, Italia e ka lexuar me shumë kujdes progres-raportin, dhe çdo gjë e raportuar në të është e vërtetë.

Ai thotë se raporti shpreh realitetin e Shqipërisë, ndaj edhe sipas tij tashmë është koha më e përshtatshme që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...