“Dolën të vdekur nga paraburgimi”, deputeti i PD-së: Nuk kishin “vëllain e duhur”

Tuesday, 29 May 2018 17:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinjani ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që ndodhën në pak ditë, vdekja e Enea Ftojit në komisariatin e Korçës dhe vetëvrasja e Ardian Kallami nga Shkodra, pasi akuzohej në vjedhje.

Me anë të një postimi në “Facebook” Salianji shkruan se këta dy persona ishin në përpjekje për të mbijetuar në Shqipërinë e pamundësisë, ndërsa u ndodhën në vendin e gabuar.

Në një shkrim ironik ndaj ministrit Xhafaj, deputeti thekson se mbase këta viktima nuk kishin “vëllain e duhur” për t’i ndihmuar.

“Xhafajn jo vetëm që nuk ka polic që e prek me dorë por çdo drejtueses policie i ngre dorën për ta nderuar. E ndërsa policët e Xhafajve godisnin barbarisht dy qytetarët e vrarë në komisariate, Fatmir Xhafaj ishte duke goditur ne zemër sistemin politik duke i ofruar mbrojtje dhe lehtësi vëllait të vet, duke i ofruar gjithë infrastrukturën shtetërore për të mbrojtur vëllain e vet”, vazhdon më tej Salianji.

Postimi i plotë:

Enea Ftoj nga Korça dhe Ardian Kallami nga Shkodra, ishin dy të rinj që dolën të vdekur nga dyert e policisë se Xhafaj.

Të dy në përpjekjen për të mbijetuar në Shqipërinë e pamundësisë, varfërisë dhe pabarazisë ekstreme, mbase edhe janë ndodhur “në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar”; por secili i akuzuar për “krime” të paprovuara, që kodi penal i dënon jo më shumë se gjashtë muaj burg. Jo vetëm që askush nuk i mbrojti, në publik apo në qelitë e burgut, por shteti policor i goditi në mënyrë barbare, edhe sepse nuk kishin “vëllain e duhur”.

Të dy, si shumë të tjerë që nuk i ofrohet asnjë mundësi për të punuar, asnjë ndihmë për të mbajtur frymën, u ushqyen vetëm me një gjë, me iluzionin se duke ndjekur modelin e të fortit mund të bëheshin dikush në shoqëri. Ky iluzion ishte ushqimi i vetëm që i ofroi rilindja, ushqimi që ju mori jetën.

Ardiani u vetëvra nga pesha e turpit, ndërsa pesha e paturpsisë e mban edhe më shumë Xhafajn ministër.

Janë me qindra qytetarët shqiptarë që përfundojnë burgjeve të Europës për shkak të këtij iluzioni, dhe e paguajnë me jetë që ca dhjetra të bëhen deputetë, kryetarë bashkie, kryetarë të rilindjes, pashallarë të qyteteve.

Një pasha që kontrollon qytetin e Vlorës është vetë Ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij, i cili nuk kish kryer një krim te vogël si Enea dhe Ardiani, por udhëhiqte grupe të strukturuara kriminale.

Xhafajn jo vetëm që nuk ka polic që e prek me dorë por çdo drejtueses policie i ngre dorën për ta nderuar. E ndërsa policët e Xhafajve godisnin barbarisht dy qytetarët e vrarë në komisariate, Fatmir Xhafaj ishte duke goditur ne zemër sistemin politik duke i ofruar mbrojtje dhe lehtësi vëllait të vet, duke i ofruar gjithë infrastrukturën shtetërore për të mbrojtur vëllain e vet. Hetuesi i diktaturës Fatmir Xhafaj, mund të jetë vëllai i “duhur” por nuk është ministri i duhur. Fatmir Xhafaj duhet të largohet jo vetëm për lidhjet e tij me krimin, por edhe për humbjen e dy jetëve njerëzore në qelitë e komisariateve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...