Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu duke ju referuar të dhënave të INSTAT për ndërtimin në vendin tonë thotë se vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet e ndërtimit, por nuk ka kreditime nga bankat.
Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu ngrin pyetjen se “nga vijnë burime kaq të mëdha financiare?”.
Më tej deputeti i LSI-së thotë se bazuar në këto të dhëna vendi do zhytet akoma më shumë në varfëri dhe se nuk dihet sesi do t’ia dalim, “Mjerë prodhimi, mjerë eksportet. Nuk e di se si do t’ja dalin…!!!”.
Postimi i plotë:
“Nuk raportohet rritje e kreditimit nga bankat për sektorin e ndërtimit….!!!
“Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe”.
Pyetja është se nga vijnë burime kaq të mëdha financiare, që kanë çuar në dy herë e gjys më shumë sipërfaqe ndërtimi, vetëm në tre mujorin e parë, në Bashkinë e Tiranës….???
Me këto ritme, pritet që Euro/Lek të kuotohet me gjysmën e vlerës që ka sot, brënda vitit….!!!
Mjerë prodhimi, mjerë eksportet. Nuk e di se si do t’ja dalin…!!!”.