Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka bërë kallëzim penal në prokurori për kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.
Po ashtu kallëzim është bërë edhe për ish- kryetarin Edmond Gjoka dhe ish- shefin e urbanistikes Panajot Gunari.
“Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Falsifikimit të dokumenteve".
Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të një firme private dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin "Kompleks multifunksional" në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Çukës”, bën me dije IKMT.