Deputetja e PD-së njëkohësisht Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, ka denoncuar mbylljen e paligjshme të një portali satirik.
Në pak orë, AKEP me urdhër të kryeministrit Rama ka mbyllur në mënyrë të paligjshme portalin që vinte në lojë Ramën dhe Ministrin e Brendshëm, tha Vokshi.
Para disa ditësh në mënyrë skandaloze, flagrante, me urdhër direkt të kryeministrit është mbyllur një portal satirik kryeministri.al
Brenda disa orësh, AKEP ka marrë urdhrin nga punonjësit e Kryeministrisë dhe e ka mbyllur mënyrë të paligjshme këtë portal satirik vetëm se vinte në lojë kryeministrin, ministrin e brendshëm apo emërimet e kryeministrit për Ministër të Brendshëm duke paraqitur dhe disa kritere satirike.
Të gjithë ne duhet të reagojmë, nuk duhet të censuroni, nuk mundet të censuroni, është flagrante dhe e papranueshme që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP të mbyll në mënyrë të paligjshme një portal vetëm sepse u tall me Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, u shpreh deputetja Vokshi në denoncimin e saj.