Takimi/ Si gënjeu Rama për Negociatat

E mërkurë, 30 May 2018 18:57

Edhe pse shqiptarët e panë me zë e me figurë deklaratën e Kancelarit austriak Sebastian Kurz se nuk ka një përgjigje të sigurtë për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Kryemininistri Edi Rama nuk nguroi të mashtrojë në rrjetin social facebook. Pas takimit ai publikoi një status ku thotë se Austria është “Po” dhe në krah të Shqipërisë për çeljen e negociatave.

edi rama fb.png

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë se kur do të çelen negociatat me Shqipërinë.

“Nuk mund t’ju jap një përgjigje apo siguri të qartë. Ka disa shtete të BE që për shkak të problemeve të rëndësishme e kanë të vështirë të thonë po”u shpreh kancelari austriak gjatë konferencës.

Madje ai citoi edhe problemet që kanë disa shtete të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

E këtu bëhet fjalë për të paktën 5 shtete anëtare të BE-së Gjermania, Belgjika, Hollanda , Greqia dhe Italia kanë shprehur shqetësimin për kanabisin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...