Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Arena” në “Ora News” tregoi hapat që do të ndërmarrë opozita e bashkuar deri në largimin e qeverisë së krimit. Ai tha se sistemi qeverisës i Edi Ramës është i lidhur fort me krimin. I pyetur për prishjen e imazhit nga këto denoncime, Balliu bëri të ditur se shtetet e Bashkimit Europian dhe ato të SHBA kanë qenë në dijeni për kanabizimin e Shqipërisë dhe nuk është opozita ajo që i prish imazhin vendit.
Balliu ka ngritur pyetjen se pse Kryeministri Edi Rama e ka të vështirë të zgjedhë një ministër të Brendshëm që s’ka një të afërm të lidhur me drogën.
“Si t’ia bëjmë të mos e denoncojmë faktin se vëllai i ministrit të brendshëm është i lidhur me drogën. Pse nuk vihet një ministër i brendshëm që nuk ka as vëlla as kushëri të lidhur me krimin kaq të vështirë e ka Partia Socialiste të zgjedhë një ministër të tillë. Pa drogën sistemi që ka ngritur zoti Rama vdes. Edhe sikur opozita të mos e denoncojë drogën, ndërkombëtarët e dinë atë e kanë atë informacion.” u shpreh deputeti demokrat.