Lidhjet e Olsit me kokainën/ Balliu: Rama "vuan" për Kolumbinë

E mërkurë, 30 May 2018 22:36

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar "Arena" në Ora News tha se hapja e negociatave bëhet me largimin e Edi Ramës, duke theksuar se vëllai i tij është pjesë e dosjes së kokainës së Xibrakës.

Balliu: Si mund të mendoni që ne kemi shanse që vëllai i kryeministrit ka dosjen e Xibrakës. Të jeni të sigurt që nuk ka shtet në BE të ketë të tilla dosje. Ka fakte sa të doni ju. Po njësoj thoshin për Saimir Tahirin se nuk ka fakte. Kush i solli faktet? Italia, një vend i BE. Doni hapjen e negociatave, fillon me ikjen e Edi Ramës. Është narkot-trafikant mor zotëri. Ky njeri e vuan kur kapet një narko-trafikant në Kolumbi. Nuk e njeh fare. E sheh si sojin e tij. E ka në gjak atë.

Login to post comments