‘Ik, ik, ik…’ Deputetët e opozitës e kanë shoqëruar me këtë kor largimin e kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit, pasi kryetari mbylli seancën.
Ndërsa deputetët e mazhorancës votonin ligjet e ditës, opozita ishte mbledhur në foltore dhe fjala e deputetëve përcillej live nëpër rrjetet sociale.
Në këtë seancë kryeministri zgjoi të mos fliste, ndërsa me propozimin e kreut të Grupit të PS u kalua direkt në votim, duke anashkaluar kështu diskutimet. /syri.net/