Ish-Drejtori i Zërit të Amerikës, Frank Shkreli, ka sjell sërish në vemëndjen mediatike dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi, gjatë protestës së mbajtur nga opozita më 26 maj. Duke dënuar dhunën ndaj gazetarit ai i bën jehonë censurës së medias në Shqipëri. Mbrojtja e fjalës së lirë dhe e gazetarëve në krye të ushtrimit të detyrës së tyre është thelbi i lirisë së shtypit dhe i lirisë së fjalës, është shprehur Shkreli.
Gjithashti ish-drejtori i Zërit të Amerikës, bën një analizë të sulmeve ndaj gazetarëve anambanë botës në të cilën rendit edhe rastin e gazetarit shqiptar Bledi Kasmi.
Fatkeqësisht, një ndër sulmet e fundit sivjet kundër një gazetari është shënuar, javën që kaloi, edhe në Shqipëri gjatë protestës të opozitës në bulevardin kryesor të Tiranës të shtunën më 26 Maj, ka shkruar ai.
Ndërkaq, protesta e opozitës, gjatë të cilës u regjistrua sulmi kundër gazetarit të Rilindjes Demokratike, natyrisht tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, megjithese Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez, France 24, e ka quajtur protestën e opozitës si “një çështje e brendshme e vendit, që nuk duhet të zërë faqet e para të mediave ndërkombëtare”, ka vijuar më tej Shkreli. /55news.al/