Dihet tashmë se qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë asnjë investim që mund ta quash të vlefshëm përveç kullave që i ka ngritur për të mbushur xhepat e vet.
Për të fshehur këtë mungesë investimesh “rilindasit” janë duke inauguruar investime të vogla, por që në fund të fundit nuk janë bërë nga fondet e shtetit.
Ndërtimi i një këndi lojërash për fëmijët, në një prej lagjeve të Tepelenës, ka bashkuar tre përfaqësues të lartë të partisë Socialiste.
Për inaugurimin e këtij këndi, i cili është bërë nga një biznes privat dhe jo nga shtetit, ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Tërmet Peçi.
Kumbaro, Çuçi e Peçi prenë shiritin e inaugurimit të një parku lojërash për fëmijë i cili nuk është ndërtuar nga fondet e qeverisë por nga ato të një biznesi privat.
Në mungesë të investimeve konkrete, qeveria duket se po e shfrytëzon çdo mundësi për ta shitur si investim serioz, edhe pse këtë herë është një gjë kënd modest lojërash./55news.al