Breshër koncertesh në Tiranë, të harrohet varfëria për ca orë, bashkia nis fushaten...

Premte, 01 June 2018 08:41

Nga Kreshnik Çollaku


Breshër, koncertesh e këngëtaresh ne Tirane.
Ermal Meta,Rita Ora,Dua Lipa e kushedi sa te tjere.
Taktike e vjeter qe nga Roma e lashte,kur populli nuk ka buke,shpallen jave lojrash me gladiatore ne Coloseum.
Populli hutohet,harron hallet e varfërinë.
Jete te gjate Perandorit “Ave Cesare morituri te salutant” (ata qe po vdesin te nderojne).
Ne Tirane,Bashkia premton sezon ahengjesh VIP.
Mileti i rritur harron ca ore varferine.
Mileti i ri e ka me kollaj,ca birra e ndonje cigare hashash ne trotuar..eshte Nona.
Bashkia fillon fushaten.
Fushata ka nevoje për gaz hare aheng.
Askush nuk mendon e shumëkush përton te pyesë Bashkine sa kushtojnë këto ahengje.
Dikush thotë si fillim nja 500 mije euro.., kismet vazhdimi.
Askush nuk pyet kush ia dha lejen Bashkise te përdorë truallin publik për ahengjet (ne baze te ligjit lejen e jep vetëm vendimi i Këshillit Bashkiak te Tiranes. Keshilli as nuk është pyetur).
Askush nuk pyet nga dalin keto euro,kush qeras me taksat e miletit,ahengxhinjte.
Kush pyet se ahengjet bëhen ne shkelje te ligjit e shpërdorim te taksave ??
Populli është i varfër e stresuar,populli ka nevoje për aheng te genjeje veten qofte për disa ore.
Populli gajaset me ahengxhinjte firmato...kryetari kënaqet kur populli gajaset.
Kryetarit pas një viti i duhen votat e popullit,dhe votat e popullit te gajasur merren me lehte.
Kryetari ka filluar fushatën...dhe i duhen vota,ndaj i duhet popull i gajasur.
Kryetari kërkon te fitoje mandat tjetër.., ndërsa qyteti humb duke i vrare qytetarinë, duke e poshtëruar e trajtuar si plebejte ne Romen e lashte.
Big Like,Kryetar i Bashkise...morituri te salutant

Login to post comments