Qimet në zonat e padëshiruara janë gjithmonë problemi kryesor i të gjitha vajzave. Ndonëse i vështirë , ky proces nuk është i pamundur.
Zgjidhjet janë të shumta por ne do t’ju rekomandojmë një recetë shumë të lehtë për ta përgatitur dhe mbi të gjitha aspak të kushtueshme. Kjo është receta që do të zhdukë përgjithmonë qimet nga fytyra juaj.
Përbërësit:
1 filxhan mjaltë
1 filxhan miell tërshëre
1 filxhan lëng limoni
Përgatitja:
Përzieni tre përbërësit dhe maska juaj natyrale për heqjen e qimeve është gati. Vendoseni përzierjen në pjesët ku dëshironi ti hiqni qimet.
Lëreni të qëndrojë në fytyrën tuaj për 15 minuta dhe pastaj largojeni me ndihmën e ujit të nxehtë.
Në fund vendosni krem dhe përsëriteni të njëjtën procedurë 2-3 herë në javë. Pas një muaji, problemi juaj me qimet e fytyrës do të jetë pjesë e të kaluarës.