×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Banane, ananas dhe qumësht të ngrohtë kundër pagjumësisë

Premte, 13 Prill 2018 17:43

Ekspertët besojnë se për të pasur gjumë sa më të mirë, kemi nevojë të ushtrojmë së paku nga 20 minuta, katër herë në javë dhe në veçanti rekomandohet ecja e shpejtë, vrapimi, vallëzimi dhe noti.

Këto veprime heqin stresin, duke stabilizuar dhe krijuar frymëmarrje më të thelluar dhe forcojnë sistemin kardiovaskular.

Në vend që të shikoni televizionin, është e këshillueshme të dëgjoni muzikë, të meditoni ose të lexoni literaturë që ju bën të ndjeheni të lumtur dhe të qetë.

Pijet me kafeinë gjithashtu duhet të kufizohen para kohës së gjumit, alkooli duhet harruar.

Sa për ushqim, vakti i fundit në ditë duhet të jetë së paku gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur dhe preferohet të hani banane, ananas, qumësht të nxehtë, ose biskota.

Login to post comments