Bark i sheshtë vetëm për një javë? Ja sesi

Saturday, 16 June 2018 11:58

Si mund të keni bark të sheshtë për një javë? Provoni një dietë të tillë dhe ndiqni disa këshilla të thjeshta

Bark i sheshtë në një javë…

Bashkë me zhdukjen e celulitit, të pasurit e një barku të sheshtë në një kohë shumë të shkurtër, për shembull në vetëm një javë, është një nga objektivat që çdo femër dëshiron të arrijë. Me ndjekjen e dietës së duhur, gjithçka është e mundur, madje edhe të pasurit e një barku të sheshtë për t’u pasur zili. Mjafton të mos e ekzagjeroni me dietat e bëra nga vetë ju, të cilat shpesh nuk janë të përshtatshme për trupin tuaj dhe mund t’ju shkaktojnë një reagim të kundërt. Të pasurit e një barku të sheshtë nuk duhet të bëhet fiksim. Gjëja më e rëndësishme është që të kujdeseni për formën, të hani mirë dhe të shmangni shkaqet e fryrjes. Natyrisht e gjithë kjo varet nga ushqyerja, por edhe nga dieta që ndiqet për të humbur ato kilogramë të tepërt.

Në çdo moshë, barku i saj…

Në vajzëri, “barku” shfaqet për shkak të kequshqyerjes, nga abuzimi me ushqimin e papërshtatshëm dhe aspak të shëndetshëm. Nëna e re kërkon t’i rikthehet barkut të saj të sheshtë dhe të shpëtojë nga ai që i është krijuar pas shtatzënisë. Ndërkohë barku i gruas në moshë del si pasojë e pasivitetit. Por duhet theksuar se në përgjithësi, kjo gjë ndodh më shumë prej avancimit të moshës. Në përgjithësi, përveç kujdesit për një bark të sheshtë, është e rëndësishme edhe pamja e lëkurës në atë zonë, që të mos përkeqësohet nga efekti antiestetik. Për të pasur një bark të sheshtë, ju këshillojmë që për një javë të mos mbani një dietë të sajuar nga vetë ju, pasi ndryshimi i menjëhershëm i peshës ndikon negativisht në lëkurë.

Bark i sheshtë: këshilla për të ndjekur një dietë të përshtatshme

Këshilla e artë për të pasur linja të mira dhe bark të sheshtë mbetet gjithmonë ajo që duhet të pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Të pini përpara, gjatë dhe pas vakteve të ngrënies, të paktën një litër e gjysmë ujë natyral, jo shumë të ftohtë dhe me përmbajtje të ulët natriumi.

Zgjedhja e ushqimeve për të pasur një bark të sheshtë

Shumë fryrje të barkut mund të vijnë si pasojë e zakoneve të këqija të ushqyerjes. Të shohim se si mund të zgjidhet ky problem që të keni një bark të sheshtë…

Ushqimet që duhen pakësuar apo shmangur janë bishtajoret, perimet e gatuara, djathërat e ndenjur, patatet, buka, por edhe gjërat e skuqura, salçiçet dhe sheqernat. Ndërkohë ju duhet të konsumoni drithërat, peshkun blu, mollët, dardhat, kivit dhe ananaset. Është shumë e rëndësishme që të mos e teproni duke ngrënë shumë. Ndër të tjera, për të pasur bark të sheshtë është mirë që për një periudhë të gjatë kohe të shmangni alkoolin, çamçakëzët dhe pijet e gazuara. Shmangni ngrënien e frutave pas vakteve sepse ato rrisin aciditetin në stomak. Provoni të hani ushqime me erëza aromatike (rozmarinë, borzilok, nenexhik, hudhër, qepë, majdanoz), pa përdorur vaj, bukë apo përbërës të tjerë yndyrorë, armiq të betuar të barkut të sheshtë.

Ju pëlqejnë frutat?

Sigurisht që ato ndikojnë pozitivisht për të pasur një bark të sheshtë. Përmendim këtu rrushin (pastron veshkat dhe mëlçinë), ananasin (përdoret për tretje), por edhe kivin (ka shumë vitamina).

Për ta mbyllur…një aktivitet i butë fizik për të pasur një bark të sheshtë. Minimumi ju duhet të ecni vetëm një orë e gjysmë çdo ditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...