×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tromboza e thellë venoze, format e mjekimit

E mërkurë, 27 June 2018 20:00

Tromboza e thellë venoze (TTHV) është formimi i një trombi në një venë të thellë brenda një muskuli në trup. Zakonisht shfaqet në këmbë, por mund të zhvillohet edhe në duar, gjoks ose pjesët tjera të trupit.

Edhe pse është shumë e shpeshtë, tromboza e thellë venoze nganjëherë mund të jetë shumë e rrezikshme. Trombi mund ta bllokojë qarkullimin e gjakut në një ene në mushkëri, tru, zemër ose në ndonjë organ tjetër, duke shkaktuar dëmtim të rëndë të organit ose vdekje.

TTHV mund ta ndërpresë pjesërisht ose plotësisht qarkullimin e gjakut duke shkaktuar dhimbje kronike dhe ënjtje. Mund t’i dëmtojë valvulet në enët e gjakut duke e bërë të vështirë lëvizjen.

Trombi i gjakut, po ashtu, mund të shkëputet dhe të lëvizë në drejtim të organeve vitale. Atje mund të shkaktojë dëm më të madh, ndërsa mund ta shkaktojë vdekjen vetëm brenda disa orësh.

Shenjat dhe simptomat

817

Nëse keni ndonjërin nga simptomat e shënuar më poshtë, sidomos nëse shfaqen papritur, atëherë vizitojeni mjekun:

Ënjtje në njërën ose të dyja këmbët
Dhimbje ose ndjeshmëri në njërën ose të dyja këmbët, që ndodh vetëm nëse jeni në këmbë ose duke ecur
Nxehtësi në lëkurën e këmbës së prekur
Vena të dukshme sipërfaqësore
Lodhje të këmbëve
Nëse trombi shkëputet dhe arrin në mushkëri, kjo quhet emboli pulmonare dhe mund të jetë fatale. Embolia pulmonare mund të mos japë simptoma, por nëse papritmas keni kollitje, dhimbje të mprehtë në gjoks, frymëmarrje të shpejtë ose gulçitje gjatë frymëmarrjes, marramendje dhe dhimbje koke – atëherë thirreni ndihmën e shpejtë ose paraqituni në repartin e emergjencës.

Për ta diagnostikuar trombozën e thellë venoze, mjeku do t’ju pyes rreth shëndetit tuaj, historisë mjekësore dhe simptomave, si edhe do të bëjë ekzaminimin fizik. Megjithatë, duke qenë se simptomat e TTHV i kanë edhe disa sëmundje të tjera, atëherë nevojiten edhe disa teste speciale për ta konfirmuar diagnozën.

Këto teste janë:

  • Ultrazëri
    Venografia
    Rezonanca magnetike

Terapia

Objektivi i trajtimit të TTHV përfshin:

  • Parandalimin e formimit të trombit
    Parandalimi i shkëputjes së trombit dhe udhëtimi i tij drejt mushkërive ose ndonjë organi tjetër
    Shmangia e komplikimeve afatgjate, siç është dhimbja në këmbë dhe ënjtja
    Parandalimi i rishfaqjes së trombëve të gjakut
  • Antikoaguluesit (holluesit e gjakut) janë forma më e shpeshtë e trajtimit të TTHV. Dy barnat kryesore antikoaguluese janë heparina dhe varfarina.

Format tjera të mjekimit

Nëse antikoaguluesit ose procedurat trombolitike nuk janë të mundshme ose nuk e kanë efektin e duhur, mjeku mund të rekomandojë trajtim alternativ:

Filtër në vena cava (pajisje e vogël metalike, e cila vendoset përkohësisht për të kapur trombët dhe për të penguar kalimin e tyre në pjesët tjera të trupit).
Ngritje dhe ngjeshje (ngritja e këmbës së prekur dhe përdorimi i një mjeti special ngjeshës, mund të ndihmojë në largimin e simptomave të TTHV, siç janë ënjtja dhe dhimbja.
Trombektomia venoze (në raste shumë të rralla nevojitet ndërhyrja kirurgjike për të larguar një tromb në venat e thella).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...