×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shtatë arsyet pse ndiheni të lodhur

Tuesday, 25 September 2018 18:15

Lodhja mund të shkaktohet nga stili i jetesës, ndaj disa përshtatje të vogla mund të sjellin një ndryshim të madh. Ngriheni me zor nga shtrati? Ju mungon energjia gjatë gjithë ditës? Nuk jeni të vetmit, pasi një në pesë njerëz ankohen se ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës. Mirëpo, vetëm gjysma e njerëzve që ankohen nga letargjia diagnostikohen me një problem mjekësor, si për shembull, mungesa e hekurit në gjak dhe gjëndra tiroide.

Shpesh, lodhja mund të shkaktohet nga çështjet e lidhura me stilin e jetesës dhe mund të kapërcehet vetëm me ndryshime të vogla. Ekspertët japin shtatë arsye pse mund të ndiheni pa energji.

1. Jeni perfeksionist

Perfeksionistët mund të ndihen pa energji, pasi shpenzojnë më tepër kohë sesa të tjerët duke u shqetësuar për vendimet e tyre. Sipas Prof. Irene Levine, ata flenë edhe më pak, pasi “shqetësohen nëse i bëjnë gjërat siç duhet, apo nëse janë duke bërë gjërat e duhura”.

“Në vend që të merren me një punë, ata qëndrojnë në vend duke menduar sesi po performojnë. Kjo mënyrë e papërshtatshme e përballimit të stresit mund t’i pengojë të arrijnë qëllimet dhe t’u shkaktojë lodhje. Po ashtu, ata kanë objektiva të paarritshme, si p.sh., të duken të përsosur, ose t’i bëjnë gjërat në mënyrë të përsosur”, thotë ajo për “MailOnline”.

2. Kafja e tepërt

Kafja është një simulant dhe konsumimi i saj dërgon mesazhe te gjëndrat adrenale, të cilat prodhojnë hormone stresi (adrenalinë dhe kortizol). Trupi prodhon të njëjtën përgjigje, sikur të jetë duke u larguar nga një rrezik. Pas një filxhani kafeje, ose çaji, mund të ndihemi plot energji dhe vigjilentë. Mirëpo, Dr. Marilyn Glenville, thotë se më pas, niveli i sheqerit priret të bjerë dhe ne ndihemi edhe më të lodhur. Kjo bën që ne të kërkojmë të konsumojmë më tepër, duke e rinisur ciklin nga e para.

“Kafeina duket si një përgjigje ndaj lodhjes, por është një mike e rreme”, thotë Dr. Glenvile. “Ajo nuk është një mënyrë e qëndrueshme e energjisë”. Ndaj, duke reduktuar sasinë e kafeinës, mund ta shtojmë energjinë në periudha afatgjata.

3. Sasia e tepërt e karbohidrateve

Makaronat, buka, orizi, biskotat, çokollata, patatinat shkaktojnë rënie të nivelit të sheqerit dhe rrjedhimisht, lodhje gjatë pasditeve.

Marrja e këtyre ushqimeve mund të mos shoqërohet nga të tjera, çka bën që të mos marrim vlerat e nevojshme ushqimore. Ndaj, ekspertët rekomandojnë pakësimin e konsumimit të karbohidrateve, ose konsumimin e tyre nga pak, disa herë në ditë. Sigurisht, nuk duhen harruar frutat dhe perimet!\

4. Çrregullimi i të ngrënit i lidhur me menstruacionet

Shumë gra nuk flenë dot gjatë ciklit menstrual, sipas disa studimeve. Zakonisht, gratë që vuajnë nga një shqetësim i tillë, i merr gjumi gjatë ditës, rreth 11 ditë para fillimit të ciklit. Kjo vjen për shkak të ndryshimit hormonal. Ndaj, këto gra përjetojnë pagjumësi (insomni), bëjnë më tepër gjumë (hiptersomni), ose vuajnë nga parasomnitë (të ecurit në gjumë, paraliza gjatë gjumit dhe makthe në gjumë). Ky problem mund të trajtohet me pilula kontraceptive, të cilat balancojnë hormonet.

5. Sasia e pakët e proteinave

Shumë njerëz janë pa energji, veçanërisht pak orë pas drekës, ose para darkës. Kjo, për shkak të sasisë së pakët të proteinave që marrin. Nicola Shubrook, nutricioniste në klinikën “Urban Wellness” në Londër thotë se trupit i duhet më tepër kohë që t’i shpërbëjë proteinat, kështu që edhe energjia çlirohet më ngadalë dhe qëndron më gjatë në trupi. Kjo është arsyeja pse mund të ndiheni të lodhur dhe pa energji.

Rekomandohet që proteinat të konsumohen gjatë gjithë ditës, që niveli i energjisë të mbahet i paqëndrueshëm. Burime të mira të proteinave janë mishi, peshku, djathi, fasulet, thjerrëzat, kosi, arrat dhe farat (drithërat).

6. Diabeti i Tipit 2

Lodhja, e shoqëruar zakonisht edhe nga problemet e shikimit, një etje e vazhdueshme dhe urinim i shpeshtë, por edhe nga infeksionet e shpeshta, mund të jetë shenjë e diabetit të Tipit 2. Ai shfaqet kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, që të funksionojnë në mënyrë të përshtatshme, ose kur qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj saj, një fenomen që njihet si rezistenca ndaj insulinës.

Trajtimi për këtë lloj diabeti përfshin ushtrime të vazhdueshme, një dietë të shëndetshme dhe mjekime për parandalimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak.

7. Nivele të ulëta testosteroni

Te burrat, letargjia mund të shkaktohet nga nivelet e ulëta të testosteronit (hormonit seksual). Kur nivelet e tij bien, kjo mund të shkaktojë rënie të masës muskulore, ndaj personi mund të ndihet i lodhur kur kryen aktivitet fizik.

Lodhja te burrat mund të shoqërohet edhe nga rënia e flokëve, humbja e energjisë seksuale dhe vështirësi në përqendrim. Testosteroni i ulët prek rreth 1000 burra dhe mund të ketë shkaqe gjenetike. Trajtimi mund të kryhet me terapi të zëvendësimit të testosteronit.

Dhoma e pastër, kusht për gjumë të qetë

Për një gjumë të mirë, duhet adoptuar edhe një higjienë e mirë e gjumit. Higjiena e gjumit kërkon shmangien e kafeinës pasditeve dhe të qëndruarit larg laptopit dhe telefonave celularë para gjumit, pasi ato emetojnë dritë blu, e cila na mban zgjuar.

Nëse keni vështirësi me gjumin, pa arsye mjekësore, ose shëndetësore, pastrimi i dhomës mund t’i pakësojë simptomat. Pastrimi i dhomës krijon ndjesi relaksi dhe është kusht për një gjumë të mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...