Cigarja sjell pasoja në shëndetin tonë duke u bërë shkaktare e një sërë sëmundjesh.
Së fundi shkencëtarët kanë zbuluar se duhani shkakton edhe sklerozë.
Sipas “Mirror”, tek personat që shfaqin simptoma të sklerozës, konsumi i cigares ndikon në përkeqësimin e gjendjes me shpejtësi.
Sipas studimit të publikuar nga “MS Society” lidhja mes konsumit të cigares dhe pasojave te sklerozës është mjaft e fortë dhe më e qartë se kurrë.
Por, ka një lajm të mirë për ata që heqin dorë nga tymosja.
Nëse lini cigaren, pasojat e sklerozës shtyhen për disa vite.