10 sinjalet e fshehta që ju dërgon trupi kur ka nevojë për ndihmë

Tuesday, 16 October 2018 19:24

Trupi i njeriut është një makineri perfekte ku ndodhin miliona procese (shpesh të panjohura për ne), por që arrijnë të na japë sinjale nëse diçka nuk po funksionon si duhet.

Është e nevojshme që këto sinjale të mos lihen pas dore pasi na informojnë për disa sëmundje të cilat mund të trajtohen menjëherë nëse qëndrojmë vigjilentë ndaj trupit tonë.

Disa sinjale janë të thjeshta për t’u kuptuar, ja 10 prej tyre:

1. Dëshira për ushqim të kripur: Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.

2. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë , bajamet dhe stikat.

3. Dëshirë për ëmbëlsira: Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.

4. Gjakrrjedhje e mishrave të dhëmbëve: Ky sinjal tregon qartazi për mungesë të vitaminës C. U duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.

5. Dëshirë për ushqime krudo: Është shenjë e problemit të mëlçisë ose gastritit. Ushqimet e papërpunuara lehtësojnë dhimbjen e stomakut dhe reduktojnë kontraktimet e dhimbshme.

6. Lëkurë e thatë në bërryla: Kjo është një simptomë e qartë e mungesës së vitaminave A dhe C. Këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, në veçanti portokalle, karota, kajsi e kunguj.

7. Rritje e dëshirës për fruta deti: Në këtë rast, trupi ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi.

8. Dëshirë për ushqime acide: Trupi juaj kërkon ushqim të athët për të nxitur fshikëzën e tëmthit dhe të mëlçisë. Prandaj duhet të konsumoni boronica e limon për të ndihmuar pastrimin.

  1. 9. Flokë e thonj të dobët: Duhet të keni kujdes pasi mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.
  2. 10. Gjumë, nervozizëm, mpirje: Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit, lehtësisht të rikuperueshme me shtesat e duhura. Por edhe me fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.
Login to post comments