Goditjet në tru apo ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale janë shtuar te njerëzit.
Ndaj, mjekët neurologë u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simpotmave të para, siç janë mpirjet e fytyrës, shtrembërimi i buzës apo mpirja e duarve, vështirësi në të folur, të paraqiten menjëherë te mjeku.
Goditjet në tru apo aksidentet e vaskulare cerebrale janë shkaktarët kryesorë të vdekjes apo invalidizimit te njerëzve. Sipas statistikave, 40% e pacientëve të prekur nga ishemitë apo hemorragjitë cerebrale mbeten të invalidizuar. Kjo sëmundje lidhet shumë me stresin, por si shkak kryesor ka moskontrollin mjekësor nga disa sëmundje të tjera./tch