×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trëndelina, bima medicinale që stimulon prodhimin natyral të insulinës

Tuesday, 13 November 2018 15:22

Në Shqipëri, trëndelina rritet në mënyrë të egër dhe nuk kultivohet gjerësisht. Ajo njihet me emrin botanik: trigonela.

Zonat ku mbledhja e trëndelinës si një aktivitet i organizuar janë kryesisht Vargmalet e Jugut, në të cilat tradicionalisht banorët çdo vit organizohen në ritet e mbledhjes së kësaj bime natyrale.

Farat e trëndelinës janë përdorur gjërësisht nga amvisat, por edhe për të kuruar një sërë çrregullimesh shëndetësore.

Mjalti nga lulet e trëndelinës është një nga më natyralët dhe më të vlerësuarit nga bletërritësit duke i bërë zonat e pasura me këtë bimë si faltore ku grumbullohen kosheret e bletëve mjaltëbëresve të natyrës.

Në ditët e sotme, trëndelina përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar diabetin, mungesën e oreksit dhe për të shtuar prodhimin e qumështit tek gratë lehona. Trëndelina aplikohet edhe në lëkurë për të shëruar inflamacionin.

Trëndelinën mund ta gjeni të tharë por edhe farat e saj, nëpër dyqanet e bimëve medicinale.

Farat e trëndelinës përmbajnë një substancë ngjitëse që njohur si mucilage e cila kur përzihet me ujin zgjerohet dhe transformohet në një masë xhelatinoze që shërben për të trajtuar irritime të ndryshme.

Bima e trëndelinës përmban hekur, magnez, mangan dhe bakër përfshirë vitaminën B6, proteinat dhe fibrën.

Vlerat dhe përdorimet e trëndelinës

Studimet mbi vlerat e trëndelinës nuk kanë të mbaruar, por deri më tani konkluzionet e këtyre kërkimeve tregojnë që trëndelina na vjen në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore.

Përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin

Trëndelina ndihmon me një sërë problemesh që shkakton mostretja siç janë konstipacioni, inflamacioni në stomak etj.

Ata që vuajnë nga zemra, arteriet e sforcuara, niveli i lartë i yndyrnave në gjak, kolesteroli e të tjerë mund të përfitojnë shumë nga përdorimi i trëndelinës.

 Ul inflamacionin në organizëm

Trëndelina ndihmon me inflamacionin në organizëm.

Ajo lufton lëndimet në gojë, bronkitin, infeksionet nën lëkurë, turbekulozin, kollën kronike, problemet me veshkat e të tjerë.

Për më tepër, trëndelina ngadalëson përthithjen e sheqernave në stomak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Në mjekësinë tradicionale Kineze, kjo erëz përdorej për të pastruar mushkëritë nga sekrecionet dhe ulur inflamacionin në organizëm.

Rregullon një sërë funksionesh hormonale

Meshkujt e përdorin trëndelinën për të trajtuar çrregullimet hormonale, hernian diskale dhe rënien e flokëve. Sipas të dhënave, trëndelina shton  rrit nivelet e testosteronit.

Për ta përmbledhur trëndelina është barishtja më e mirë për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak dhe të bën më mendjemprehtë.

Rrit prodhimin e gjirit tek nënat lehonë 

Trëndelina i vjen në ndihmë grave që ushqejnë fëmijët me gji dhe që kanë një prodhim më të ulët se normalja.

Substancat që gjenden tek trëndelina e shtojnë ndjeshëm prodhimin e gjirit në më pak se 24 orë nga konsumimi.

Ndihmon me çrregullimet e të ngrënit

Trëndelina shumëfishon shijen e çdo ushqimi, por edhe shton oreksin falë vlerave ushqyese të plota që përmban.

Trëndelina mund të përdoret në formën e çajit.

Shtoni 1 lugë e gjysmë gjelle me fara trëndeline në dy filxhanë ujë.

Zijini së bashku dhe pijeni një herë në ditë./AgroWeb.org

Login to post comments