Kura natyrale kundër gripit

Saturday, 11 Janar 2020 15:08

Shumë njerëz janë prekur nga virusi i gripit në ditët e ftohta të janarit. Shumica e njerëzve kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të gripit.

Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën e që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes dhe largon të ftohurën.

Përzierja e mjaltit dhe piperit të zi. Mjalti është padyshim një nga kurat më të mirat natyrale për të parandaluar dhe trajtuar virozat e dimrit, gripin dhe të gjitha komplikacionet që vijnë prej tyre. I mirënjohur për vetitë e tij kurative, mjalti përmban vlera anti-bakteriale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin dhe parandalojnë prekjen nga virozat.

I përdorur gjerësisht si një erëz që u shton shije ushqimeve, piperi i zi vepron gjithashtu si një kurë natyrale efektive për të parandaluar kollën, fytin e thatë dhe të ftohurën në përgjithësi. Kjo erëz është e pasur me shumë vlera ushqyese siç është vitamin C, antioksidantët dhe vetitë antibakteriale. Kur përdoret i kombinuar me mjaltin, të dy veprojnë si agjentë të fuqishëm në çlirimin e frymëmarrjes.

Si ta përdorni mjaltin dhe piperin e zi? Hidhni në një tigan 5-6 kokrra piperi të zi dhe vendosni në zjarr të ngadaltë, lërini pak dhe më pas shtypini dhe bluani në formën e pudrës. Hidhni në një tas gjysmë luge gjelle me mjaltë dhe pak nga piperi i bluar, përziejeni dhe më pas konsumoheni. Bëjeni këtë rregullisht çdo mëngjes të parandaloni kollën dhe dhimbjet në kraharor dhe qëndroni larg të ftohurës dhe fytit të thatë.

Login to post comments