Mobilizohet Europa për koronavirusin, dyshimet e para në Greqi, Itali dhe Spanjë

E mërkurë, 29 Janar 2020 09:24

Dyshime të reja janë shfaqur për koronavirusin në Europë teksa harta zyrtare  e Wikipedia ka përfshirë në vendet me të dyshuar Greqinë, Italinë dhe Spanjën.

Në Itali ditën e djeshme disa turistë nga Hong Kong të cilët udhëtuan për në Milano të Italisë u ndaluan në aeroport dhe dyshohen si persona të prekur me virus.

Po ashtu në Greqi disa turistë kinezë nga Wuhan, u ndaluan në aeroportin e Athinës por më pas u lanë të shkonin për në ishullin Santorini.

Kurse një grua në Torrevieja të Spanjës është futur në karantinë pasi doktorët kanë parë se 66- vjeçarja ka treguar shenja koronavirusi. Ajo po ekzaminohet në spitalin e Kosta Blankës.

Po ashtu harta  me të dyshuar në gjithë botën është zgjeruar pasi në Afrikë ka dyshime për të prekur me koronavirus në Etiopi dhe Kenia. Në Amerikën Latine ka në Kolumbi dhe Peru. Në Azi Emiratet e Bashkuara i janë bashkuar vendeve me të prekur nga koronavirusi kurse ky virus dyshohet të ketë shkuar dhe në një nga ishujt me skajor të botës, në Fixhi.

Login to post comments