Instituti i Shëndetit Publik i bëri thirrje qytetarëve sot në Fb se "nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit."
Në masat kryesore parashikohen të njejtat këshilla që po jepen në mbarë botën nga OBSh kundër përhapjes së koronavirusit:
Ruani higjenën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						
 
																									 
																									





