Tensioni i gjakut është një problem të cilin e vuajnë masë e madhe njerëzish. Një mënyrë sesi mund ta mbash nën kontroll edhe pa medikamente është ushqyerja e shëndetshme.
Nëse keni tension të lartë këta janë mënyrat për ta ulur pa pasur nevojë për barna:
- Humbisni peshë dhe kontrolloni perimetrin e belit
Gjinia mashkullore janë më të rrezikuar nëse perimetri i belit është më i madh se 102 centimetra, kurse gjinia tjetër janë më të rrezikuara nëse perimetri i belit është më i madh se 89 centimetra.
- Ndiqni një dietë të shëndetshme
Një dietë e shëndetshme, e pasur në drithëra, fruta, perime dhe produkte të bulmetit të ulëta në yndyra, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut me deri 14 mm Hg.
- Kufizoni kripën
Ulja e sodiumit në dietë mund të ulë tensionin e gjakut me 2-8 mm Hg.