Richard Gere martohet për herë të tretë, ja ç' thotë

Hënë, 04 June 2018 13:19

Richard Gere është martuar për herë të tretë. Aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33-vite më të re Alejandra Silva. 68-vjeçari u shpreh se është njeriu më i lumtur në univers.

Ylli i ' Pretty Woman' zhvilloi ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë New York. "Unë jam njeriu më i lumtur në univers,"-tha Gere në një intervistë për Hello!, duke shtuar: "E si mund të mos jem... Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme dhe që bën sallatrat më të mira në botë."

Aktori shtoi se Alejandra është një nëna e mirë dhe ka prekje ëngjëlli: "Ju nuk mund të gjeni më mirë se kaq." Çifti u takua kur Gere qëndroi në një hotel në pronësi të familjes së  Alejandras në Positano në Itali në vitin 2014.

35-vjeçarja, e cila drejton një organizatë bamirëse në Spanjë, zbuloi që Gere i dërgonte trëndafila derisa pranoi që të kishte një takim me të, si edhe i shkruante rregullisht këngë. Gere është martuar për herë të parë me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri më 1995 dhe më pas u martua me aktoren Carey Lowell nga viti 2002-2016, me të cilën ka edhe një djalë 18-vjeçar, Homerin.

Silva ka një djalë 5-vjeç nga një martesë e mëparshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...