Zbulohet e vërteta e sëmundjes së Johnny Depp

Tuesday, 05 June 2018 11:29

Johnny Depp nuk është i sëmurë. Pamja e ditëve të fundit, i dobësuar ndjeshëm, që trembi fansat, nuk ka lidhje me shëndetin e aktorit 54-vjeçar.

Depp është fotografuar ditët e fundit teksa shëtit me bandën e tij “The Hollywood Vampires” në Rusi dhe Gjermani.

Depp ka humbur ndjeshëm peshë pasi po përgatitet për të luajtur në të vërtetë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer, në filmin “Richard Says Goodbye”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.

Një rol sfidues për aktorin, thonë burimet pranë tij, ndaj dhe fiziku i tij duhet t’i përshtatet karakterit. Përkrah 54-vjeçarit do të luajnë aktoret Zoey Duetch dhe Rosemarie DeWitt.

Tashmë gjithçka është e qartë. Meqenëse filmi ende nuk është gati, Depp duhet të ruajë këtë fizik, i dobët dhe i pafuqishëm, ashtu si një njeri me një sëmundje të rëndë.

Të tjerë thonë se ylli kinematografisë është dobësuar, pasi do të jetë aktor kryesor në filmin “Njeriu i padukshëm”. Filmi rikthehet në versionin modern, pas atij të parë në vitin 1993, ku një shkencëtar i njohur si Griffin ia arrin me sukses ta bëjë veten të padukshëm për botën.

Pavarësisht mëdyshjeve që pas publikimit të fotove në Shën Petersburg javën e shkuar, aktori gëzon shëndet të plotë dhe po shëtit Europën.depp-ok.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...