Mbrëmë është mbajtur finalja e showt "Dancing With the Stars Albania".
Meqë ishte nata finale, “DWS” kishte përgatitur edhe disa surpriza për publikun, një prej tyre ishte edhe aktori turk.
Tolgahan Sayisman, ishte i ftuari special në natën finale të këtij show i cili ka vallëzuar disa minuta me bashkëshorten e tij, Almeda Abazin.
Përveç tjerash, gjatë një momenti nuk mungoi as puthja pasionante ndërmjet çiftit të njohur dhe të admiruar nga fansat.
Theksojmë se, çmimin e parë arriti ta marrë Soni Malaj, e cila fiton një veturë të tipit “Ford”.