×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kënga fituese e Eurovizionit, plagjiaturë?

Diel, 08 July 2018 08:58

Pop-këngëtarja izraelite Netta Barzilai po përballet me akuzat se kënga e saj ‘Toy’, me të cilën fitoi këtë vit në festivalin Eurosong në Portugali, është në fakt plagjiaturë. 

Kompania amerikane “Universal Music Studios” ua ka dërguar një letër para padisë kompozitorëve të këngës fituese Doron Medalie dhe Stav Beger. Ata pretendojnë se këta të fundit e kanë kopjuar këngën ‘Seven Nation Army’ nga viti 2003, të rok-bendit amerikan “The White Stripes”, shkruan ‘The Time of Israel’.

“Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale. Nëse pretendimi për plagjiaturë rezulton i vërtetë, Izraeli do të skualifikohet nga konkurrenca dhe Nettës do t’i mohohet fitorja. Si rezultat, Izraeli nuk do të ishte pjesw e Eurosongut vitin e ardhshëm, njoftoi televizioni izraelit.

Avokatët e ‘Universal Music Studios’ pretendojnë se ekziston një ngjashmëri në ritëm dhe harmoni, dhe se me këtë po shkelen të drejtat e autorit. Një nga autorët e këngës Medalie udhëtoi në Shtetet e Bashkuara në përpjekje për ta zgjidhur situatën.

“Jam i befasuar që e kemi marrë këtë letër, por po e zgjidhim problemin. Besoj se do të dakordohemi me sukses gjatë javëve të ardhshme ashtu që të dyja palët të jenë të kënaqura”, tha ai.

Edhe nëse arrihet marrëveshja, Unioni Europian i Transmetimit (EBU) gjithsesi mund të thotë që “Toy” nuk është këngë origjinale.

Përndryshe, kritiku muzikor izraelit Ben Shalev, në mars të këtij viti shkroi se muzika nga kënga e Netta është shumë e ngjashme me hitin ‘Seven Nation Army’, dhe shpreson se tekst-shkruesi i saj Jack White (42) do ta dëgjojë atë para Eurovisionit dhe do t’i padisë kompozitorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...