×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këngëtarja flet për herë të parë për ndarjen nga ish-bashkëshorti: Ka qenë e vështirë

E Enjte, 12 July 2018 08:19

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, pas një lidhje prej 17 vitesh të kurorëzuar me martesë, rreth një vit më parë u divorcua nga i shoqi Gent Prizreni.

Si fryt i lidhjes mes tyre, erdhi në jetë djali Dan, i cili jeton me këngëtaren.

Në një intervistë për revistën “Who”, Jonida ka folur hapur për këtë ndarje.

E ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?
Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thoja jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje.

Sot, e çliruar nga çdo ndjesi që do e pengonte të ishte vetvetja ajo tregon pushimet e saj e projektet e reja, sikundër i përgjigjet edhe pyetjeve nëse e ardhmja do ta gjejë me dikë përkrah…
Unë jam idealiste, kam qenë gjithmonë pro marrëdhënieve të shëndetshme, afatgjata. Besoj në dashuri megjithëse jetojmë në një realitet shumë mediokër, deri diku të degjeneruar ama edhe këto frikëra e bëjnë jetën më interesante dhe ndjesitë na bëjnë të ndihemi gjallë. Kurrë mos thuaj kurrë”.

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 08:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...