Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku para dy ditësh u bënë prindër për herë të parë të një vajze, të cilës ia vendosën emrin Ajka.
Kurioziteti për të mësuar se kujt i ngjan e vogla e familjes së Besit dhe Xhensilës është shumë i madh. Një nga aktorët e “Portokallisë”, Olsi Bylyku mesa duket ka vizituar në maternitet Ajkën, ku më pas na ka treguar edhe kujt i ngjan ajo. Pasi uron Xhensilën dhe Besin për lindjen e vajzës, ai shkruan se Ajka ia paska këputur kokën Besit.
“Mirëseerdhe në jetë Ajka. O Zot, dhuroji shëndet e jetë. Ta ishte këput kokën @beskallaku”,-shkruan në foto aktori i Portokallisë. Me siguri Xhensila është e gëzuar dhe e mërzitur nga ky fakt. Besi nga ana tjetër është në qiellin e shtatë, që Ajka në ditët e para të jetës i ngjan babait. Më vonë nuk i dihet…kështu që Xhensila, ka shpresë edhe për ty!