×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fytyrat publike shqiptare që janë penduar për ndërhyrjet kirurgjike

Premte, 27 July 2018 17:40

Gjithmonë është thënë se aparenca tërheq. 

Ndodh që shumë prej nesh të mos jenë të kënaqur me pamjen fizike dhe në një moment të kërkojnë të ndryshojnë një tipar. Aq më tepër kur je dhe një personazh i njohur, që duhet të kesh një pamje perfekte. 

Sot zgjidhja është shumë më e lehtë, mjafton një operacion plastik dhe mund të kesh tiparet që dëshiron. Megjithatë jo çdo gjë shkon sipas planit. Ndodh që një procedurë nuk ecën siç duhet dhe për këtë biem pre e pendimit. 

Të tilla raste nuk janë të pakta edhe në showbiz-in shqiptar. Kryesisht janë vajzat ato që thjesht për një fiksim apo për një pakënaqësi të momentit, i janë nënshtruar operacioneve plastike dhe më pas janë penduar.

Albërie Hadërgjonaj

screenshot 3 18 e1532700482887 1532702021 4818301

Këngëtarja e njohur në emisionin ‘Rudina’ ka shprehur hapur pendesën për operacionin që ka kryer në hundë. “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, – ka thënë ajo.

Jolanda Dhamo

screenshot 4 16 e1532700537555 1532702000 7098213

Jolanda ka thënë se është penduar për ndërhyrjen që ka bërë në buzë disa vite më parë. “Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”, – ka rrëfyer këngëtarja në emisionin ‘Rudina’.

Çiljeta Xhilaga

screenshot 5 17 e1532700593450 1532701996 6751200

Çiljeta është shprehur e penduar për operacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht në rrjetin social ‘Instagram’. Në një video të disa viteve më parë një ndjekëse i ka komentuar: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”. Ndërsa Çiljeta i ka kthyer: “Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj”.

Dorina Mema

screenshot 6 14 e1532700669866 1532701983 7259660

Në emisionin ‘Top Show’, Dorina ka pohuar se është penduar në moment të fundit për një ndërhyrje që ka bërë në buzë dhe e ka quajtur si një gabim të rinisë. “Kam qenë 27 vjeçe po e lashë përgjysmë, sepse kisha frikë. Sapo filloi injektimi i kërkova të ndalonin dhe nuk vazhdova më. Por përsëri i kam dy shenja’, – ka thënë ajo. /revistawho.com

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 17:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...