×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

4 Gushti, ditëlindja e parë si dukeshë për Meghan Markle

Hënë, 30 July 2018 21:07

Shumë pak ditë na ndajnë nga ditëlindja e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, e cila pas martesës me Prince Harry është anëtarja më e re e familjes mbretërore të Anglisë.

4 Gushti i këtij viti do të jetë ditëlindja e saj e parë si dukeshë dhe duket se për të do të jetë vërtetë një ditë e veçantë.

Mirëpo kjo nuk do të jetë një ditë e veçantë edhe për familjarët e saj, përkatësisht për babain e ish-aktores i cili u shpreh se largësia e krijuar me të bijën po i sjell atij ‘ndjenjën e vdekjes’.

“Jam shumë i lënduar që ajo ka shkëputur çdo lloj lidhje me mua. Më parë e kisha numrin e saj të kontaktit, por tani nuk kam më asgjë sepse përmes atyre numrave nuk lidhem dot më me të. Nuk ka më asnjë mënyrë se si të komunikojë me time bijë”.

 “Është ditëlindja e saj më 4 gusht dhe dua t’i dërgoj një dhuratë. Por nëse ia dërgoj në Kensington Palace, jam i sigurt që do të jetë vetëm një dhuratë më shumë nga ato që do të marrë dhe ndoshta nuk do ta shohë më kurrë. Më mirë të kisha vdekur, e të mos i shihja këto ditë”, ka thënë Thomas Markle.

Markle për arsye shëndetësore kishte munguar edhe në dasmën e së bijës por asnjëherë nuk përtoi të flasë për mediat duke e thënë atë që mendonte rreth ngjarjeve që kanë të bëjnë me të bijën, tashmë Dukeshë.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Meghan e festoi ditëlindjen e saj bashkë me Prince Harry në Afrikë, në këtë 37 vjetor ajo do ta kalojë ditëlindjen duke e festuar dasmën e mikut të fëmijërisë së Harry-t, Charlie Van Straubenzee me Daisy Jenks.

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 21:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...