Dasma e mikut të ngushtë të Harryt e vuri sërish Meghan në të gjithë titujt kryesorë të gazetave për dy arsye: Ceremonia martesore zhvillohej ditën e saj të ditëlindjes dhe çfarë ajo kishte veshur.
Duke qenë se zhurma ishte Meghani askush nuk e pa me vëmendje çfarë kishte veshur Harry.
Ai është princ i vërtetë, sigurisht që ka para përtej asaj që ne mund të mendojmë, por ai i çuditi të tërë me këpucët e tij aq të vjetra sa që kishin një vrimë në shuallin e tyre.
Duket e pabesueshme, por këto foto flasin vetë. Në momentin e daljes nga ceremonia në kishë Princi u fotografua dhe në këpucën e tij ishte e dukshme një vrimë.
Ndoshta ai i ka shumë qejf këto këpucë. Ndoshta aksidentalisht zgjodhi palën e gabuar të këpucëve ose këpucët mund të jenë dëmtuar atë ditë.