Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez shijojnë pushimet e tyre në Itali së bashku me thashethemet për një fejesë të mundshme.
J-Lo,49 dhe A-Rod 43 janë duke shijuar çdo moment të pushimeve të tyre romantike në Itali.
Këtë, çifti i famshëm e konfirmon me imazhet e publikuara në llogaritë personale, teksa shfaqen më të dashuruar se kurrë.
Kujtojmë se dyshja janë ndër më të përfolurit për relacionin e tyre mjaft të afërt, gjë që i ka lidhur dhe më tepër ndër vite.