×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vincent Cassel martohet me modelen 30 vjet më të vogël

Saturday, 25 August 2018 22:22

Pikërisht ashtu siç kishin thënë në një intervistë për Vanity Fair, Vincent Cassel dhe e dashura e tij Tina Kunakey lidhën kurorë pas thuajse 3 vjet lidhje.

Të veshur të dy me të bardha, aktori francez dhe modelja 21-vjeçare u martuan në një ceremoni të thjeshtë, me pak miq të pranishëm, në një qytezë në jug-perëndim të Francës.       

Historia e 51-vjeçarit me bukuroshen me ngjyrë ishte një dashuri me shikim të parë, çka e vuri në plan të dytë diferencën e moshës, plot 30 vjet mes tyre. “Nuk mund të zgjedhësh me kë dashurohesh“, tha aktori francez.

Bëhet fjalë për martesën e dytë për Vincent Cassel, i cili më parë ka qenë i martuar për 14 vjet me aktoren italiane Monica Belluci, me të cilën ka edhe 2 vajza. Preferencën për italianet duket se ia ka risjellë edhe partnerja e re, Tina, e cila është vajza e një francezi dhe një gruaje me origjinë siçiliane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...